Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati u krijua me qëllim që të ofrojë shërbime vullnetare për shoqërinë kosovare dhe më gjerë duke vepruar në nivel lokal e ndërkombëtar.
Klubi synon që përmes kompetencës dhe profesionalizmit të anëtarëve të saj të rritë efikasitetin e projekteve shërbyese, si dhe aktiviteteve dhe programeve të ndryshme për përfitim të komunitetit.
Rotary bashkon njerëzit që duan të përdorin aftësitë e tyre, përvojat dhe ekspertizën për të zgjidhur disa nga problemet më të mëdha të botës – nga organizimi i nismave lokale si ushqimi i të uriturve në përpjekjet globale si zhdukja e poliomelitit (paraliza e fëmijëve).
E gjitha fillon në takimin e përjavshëm të klubit, ku anëtarët takohen me miqtë, dëgjojnë se çfarë po ndodh në komunitetin e tyre, dhe organizojnë aktivitete e klubit dhe projektet e shërbimit. Kjo është një mënyrë interesante për t’u lidhur me njerëzit në komunitetin tuaj të cilët ndajnë pasionin tuaj për të bërë mirë.
Ajo çfarë na udhëheq neve në shërbimin ndaj komunitetit është:
● besimi ynë ndaj vlerave themelore të njerëzimit
● respekti ynë tek vlerat kryesore të civilizimit
● angazhimi ynë në shërbim përtej vetës!
Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati mbanë takimet çdo të mërkurë, në 21:00h.
Kliko për më tepër linkun Historia