1. Çfarë është Rotary? Rotary është një organizatë e Liderëve profesional dhe të biznesit të bashkuar në të gjithë botën, të cilët:
- sigurojnë shërbime humanitare,
- inkurajojnë standardet e larta etike në të gjitha profesionet, dhe
- ndihmojnë në ndërtimin e vullnetit të mirë dhe paqes në botë.
Rotari numron mbi 1.2 milion Rotarianë në 34.000 klube në 200 vende dhe territore, që bëjnë gjëra të mira në të gjithë botën. Ky rrjet i klubeve përbën Rotari Ndërkombëtare. 2. Historiku i Rotarit Takimi i parë Rotari u mbajt më: 23 shkurt 1905. Po … 110 vjet më parë, Silvester Schiele, Paul Harris, Hirami Shorey dhe Gustavus Loehr u takuan në dhomën 711 të Ndërtesës Unity Building në Dearborn Street në qendër të qytetit Chicago për takimin e parë Rotary. Ai takim i parë ishte fillimi i organizatës së parë të shërbimit në botë. 3. Qëllimi i Rotarit Qëllimi i Rotary është për të inkurajuar dhe nxitur ideale të shërbimit si një bazë e një nisme të denjë dhe në veçanti, për të inkurajuar dhe nxitur: 1. Zhvillimin e njohurive si një mundësi për shërbim; 2. Standarde të larta etike në biznes dhe profesione dhe nderimi i çdo profesioni të Rotarianëve si një mundësi për t’i shërbyer shoqërisë; 3. Aplikimi i idealit të shërbimit të Rotarianëve në jetën personale, profesionale dhe të komunitetit ; 4. Avancimi i mirëkuptimit ndërkombëtar, vullnetit të mirë dhe paqes, përmes një shoqërie botërore të biznesit dhe personave profesional të bashkuar në idealin e shërbimit. 4.Moto e Rotarit Këshilli për Legjislacionin i vitit 1989 vendosi “Shërbimin Përtej Vetës” si moton kryesore të Rotari-t, pasi ajo më së miri shpjegon filozofinë e shërbimit të sinqertë vullnetar. 5.Rrugët e Shërbimit në Rotari Gjashtë fushat e angazhimit Shërbimi i Komunitetit përfshin gamën e aktiviteteve të cilat Rotarianët ndërmarrin për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitetin e tyre. 1.Paqja dhe zgjidhja/parandalimi i konfliktit 2.Parandalimi i sëmundjes, trajtimi mjekësor 3.Uji dhe kanalizimet 4.Shëndeti i fëmijës dhe i nënës 5.Edukim bazik në shkrim dhe lexim 6.Zhvillimi i komunitetit dhe ai ekonomik 6. Testi 4 Kahësh Një nga deklaratat e shtypura dhe të cituara më së shumti në botë mbi etikën e biznesit është Testi 4 Kahësh i Rotari-t. Krijuar nga Rotariani Herbert J. Taylor në vitin 1932, kur ai u angazhua për të marrë përgjegjësinë e menaxhimit të një kompanie që ishte përballur me falimentimin. Herb Taylor u bë president i Rotary International gjatë 1954-55. Testi 4-Kahësh u miratua nga Rotary në vitin 1943 dhe është përkthyer në më shumë se 100 gjuhë dhe publikuar në mijëra mënyra. Mesazhi duhet të jetë i njohur dhe i ndjekur nga të gjithë Rotarianët. “Nga gjërat që ne mendojmë, themi apo bëjmë:
- A është kjo e VËRTETA?
- A është e DREJTË për të gjithë të interesuarit?
- A do të ndërtoj VULLNETIN E MIRË dhe MIQËSI MË TË MIRA?
- A do të jetë e DOBISHME për të gjithë të interesuarit? “