Në kuadër të muajit Tetor, që njihet ndryshe si muaji botëror i Vetëdijesimit për Kancerin e Gjirit, Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati, ka realizuar disa aktiviteteve për të kontribuar në vetëdijesimin e qytetarëve për përfitimet e diagnostikimit në kohë të kancerit të gjirit.
Aktiviteti kryesor me moton “Ndiej jetë në çdo Qelizë” u mbajt në Pallatin e Kulturës së Gjakovës me datë 23.10.2015 në ora 18:00.
Gjatë këtij aktiviteti kontribuan folës të fushave të ndryshme si mjekë, farmacistë, artistë dhe familjar të personave të prekur nga sëmundja të cilët përmes prezantimeve të tyre shtjelluan në detale këtë çështje, duke ofruar informacione të nevojshme në parandalimin, identifikimin dhe ballafaqimin e kësaj sëmundje. Njëherësh u ofruan përvojat personale në trajtimin e sëmundjessi dhe pjesë artistike sensibilizuese.
Folës në këtë aktivitet ishin:
Butrint KUSARI – gjinekolog – obsteter
Rrezarta NALLBANI BATALLI – farmaciste
Arlinda ÇAUSHOLLI – gazetare, publiciste
Blerina ROGOVA GAXHA – poete
Edi KASTRATI – Aktor
Alice CONTINI – punëtore humanitare
Aktivitetet vetëdijësuese u organizuan nga Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati falë kontributit vullnetar të të gjithë anëtarëve të klubit dhe me mbeshtetjen e Klinikes “Fati Im”, “Klinikë Amerikane” si dhe IPKO Foundation.
Falenderojmë të gjithë folësit për kontributin e tyre në shërbim të komunitetit Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masovike në aktivitetet tona.
Përfaqësuesit e klubit tonë në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese kanë vazhduar aktivitetet sensibilizuese me paraqitje edhe në masmediumet Kosovare gjegjësisht në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova dhe Radio Gjakovë.
jazz surf WordPress theme