Change your language:Albanian
  • en English
  • sq Albanian
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt
You are here: Home / Fondi i Bursave për Student pranë Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati
Fondi i Bursave për Student pranë Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati

Fondi i Bursave për Student pranë Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati

KLUBI ROTARIAN GJAKOVA-ÇABRATI mbajti ceremoninë solemne të lansimit të Fondit të Bursave për Student.
Ceremonia u mbajt me 27.11.2015 për nderë të Festës së Flamurit.

Në këtë ceremoni pas një pune të palodhshme të Klubit në bashkëpunim me komunitetin e biznesit u arrit të ndahen fillimisht 14 bursa për student për vitin akademik 2015/2016.

Një falënderim i veçantë shkon për bizneset partnerë të Fondit të Bursave që kanë dhënë mbështetjen financiare për studentët dhe kanë mundësuar funksionalizimin e Fondit.

Bizneset që ndihmuan fondin janë:

INTERTEX
MERIDIAN EXPRESS
INOVA (INDUSTRIA E GYPAVE TË PLASTIKËS),
Barnatore AQUAPHARM,
LISI-G,
FIBERLINK,
ARGJENDARI GOLD,
QUMSHTORJA GOLAJ
CACOO BAR
KONSONI-M
LANGUAGES CENTER

Vlen të ceket se thirrjes së konkursit për dhënien e bursave për studentë të komunës së Gjakovës për vitin akademik 2015 / 2016 i janë përgjigjur një numër i madh i studentëve mbi 150 aplikant, ku në bazë të kritereve të arsyeshme është arritur që të përzgjidhen 14 Bursistët e parë.

Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati falënderon të gjithë studentët për interesimin e treguar për konkursin tonë për Bursa studentore.
Duke parë gjendjen e vështirë të studentëve gjë që e dëshmon edhe numri i aplikimeve si dhe nevojën për përkrahje të tyre ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me biznese me synim që të rrisim numrin e bursave për student.

Të gjithë bursistët e përzgjedhur i urojmë për rezultatin e arritur, ndërsa studentëve që kësaj radhe nuk kanë arritur të gëzojnë përkrahje ju urojmë suksese herëve të tjera dhe ju inkurajojmë të aplikoni përsëri në konkurset e radhës. Të gjithë studentëve ju urojmë suksese të mëtutjeshme gjatë studimeve.

Fondi i Bursave pranë Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati mëton të jetë një aktivitet i vazhdueshëm, andaj ftojmë të gjithë qytetarët dhe komunitetin e biznesit që të mbështesin këtë fond në vazhdimësi.







jazz surf WordPress theme

Share in social networks
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt

Rreth nesh

  • Home
  • Rreth nesh
  • Kontakt

Categories

  • Aktivitetet
  • Lajmet

Copyright Rotary Club Gjakova - Çabrati 2016. All rights reserved.

  • HOME