Kubi Rotarian Gjakova – Çabrati finalizon projektin “Telemedicina në Qendrat e mjekësisë familjare në Gjakovë” duke dhuruar pos paisjeve të telemedicinës edhe tetë (8) laptop dhe disa pajisje portative të sofistikuara telemedicinale.
Më 24 Dhjetor 2018, në Gjakovë, Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Gjakovës, në kuadër të projektit të Telemedicinës në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) të Komunës së Gjakovës organizuan Konferencë dhe diskutim me temë “Përfitimet nga Telemedicina dhe zbatimi i saj në sektorin primar në QMF-të e Komunës së Gjakovës”. Pjesëmarrës ishin mjekë të QMF-ve, mjek të Spitalit të përgjithshëm dhe përfaqësues nga Rotary Klubet e ndryshme të Kosovës dhe përfaqësues nga Komuna e Gjakovës. Ky projekt është donacion i Rotary Ndërkombëtare – RI dhe projekt i zbatuar nga Rotary Club Edwards nga SHBA dhe Klubi Rotarian Gjakova – Çabrati.
Konferenca u hap me fjalim rasti nga Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës – znj. Adelina Shehu-Kola, e cila foli rëndësinë e këtij projekti në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Gjakovës si dhe për bashkëpunimin me Klubin Rotarian Gjakova – Çabrati. Ndër të tjera, znj Shehu-Kola falënderoj RC Gjakova-Çabrati për kontributin e tyre në avancimin e sektorit shëndetësor dhe komunitetit në përgjithësi. Njëherësh u zotua për angazhim maksimal në lidhjen e bashkëpunimeve mes Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, në zbatimin dhe funksionalizimin e plotë të pajisjeve telemedicinale, si dhe trajnimeve të vazhdueshme për mjekët në këtë fushë.
Fjalë rasti mbajti edhe Kryetarja e RC Gjakova-Çabrati znj. Fleta Baraku, ku tregoj për aktivitetet e Rotary në shërbim të komunitetit dhe mbështetjen e deritanishme të bëra në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Gjakovës. Ndërsa, Menaxheri i Projektit –Rotariani z. Butrint Batalli, njoftoj të pranishmit mbi ecurinë e projektit dhe prezantoj pajisjet e tjera të sofistikuara telemedicinale që erdhën në kuadër të projektit dhe përfitimet nga implementimi i tyre në praktikë.
Dr. Mo Mardini, Menaxheri i Projektit nga Medweb (furnitori i pajisjeve) – San Francisko, SHBA bëri demonstrimin e përdorimit të të gjitha pajisjeve përmes platformës Medweb live. Prezantimi I Dr. Mardini ishte interaktiv dhe mjekët prezent ishin shumë aktiv me pyetje. Diskutim i hapur ishte konstruktiv nga pjesëmarrësit me komente, pyetje dhe përgjigj. Dr. Violeta Xërxa-Thaqi ndau me të gjithë të pranishmit përvojat e saj në zbatimin e këtyre pajisjeve, si dhe përvojën e fituara gjatë vizitës së punës në San Francisko në kuadër të projektit “Telemedicina në Qendrat e mjekësisë familjare në Gjakovë” mundësuar nga RC Gjakova Çabrati dhe RC Edwards, në Colorado. Ndërsa, Dr. Dashurie Koshi, Koordinatore e Telemedicinës në Spitalin e Rajonal “Isa Grezda” të Gjakovës dëshmoj gatishmërinë e bashkëpunimit dhe tregoj përfitimet nga përdorimi i telemjekësisë, duke inkurajuar mjekët dhe infermierët që të aplikojnë sa më parë këtë sistem.
Si përfundim të pranishmit u dakorduan që Telemedicina është një hap para në zhvillim dhe kontribuon në avansimin e shërbimeve të mjekësisë në Komunën e Gjakovës.
Në fund u bë edhe pranim dorëzimi i paisjeve në mënyrë ceremonial.
jazz surf WordPress theme