Change your language:Albanian
  • en English
  • sq Albanian
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt
You are here: Home / Rotray Klubi Gjakova-Çabrati në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ndanë bursa studimi
Rotray Klubi Gjakova-Çabrati në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ndanë bursa studimi

Rotray Klubi Gjakova-Çabrati në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ndanë bursa studimi

18 Shkurt 2019,

Gjakovë

KLUBI ROTARIAN GJAKOVA-ÇABRATI në bashkëpunim të ngushtë me Klubin Rotaract “GJAKOVA” në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka ndarë dymbëdhjetë bursa studimi për studentët nga Komuna e Gjakovës.

Pas një aktiviteti disa mujor me moton “Dhuro për dije”, rotarianët bashkë me komunitetin e biznesit dhe miqtë e vullnetit të mirë pasuruan Fondin e Bursave të RC “GJAKOVA-ÇABRATI” për vitin akademik 2018/19. Në ceremonin zyrtare më 18 Shkurt 2019, donatorët u dhuran të gjithë bursistëve fitues bursat duke i uruar dhe motivuar për suksese të mëtutjeshme.

Përzgjedhja e studentëve fitues u krye në mënyrë transparente duke i dhënë shumë rëndësi përpos notës mesatare edhe gjendjes socio-ekonomike.

Rotary Klubi “GJAKOVA-ÇABRATI falenderon në mënyrë të veçantë rotarianët dhe mbi të gjitha bizneset partnerë të Fondit të Bursave që kanë dhënë mbështetjen financiare për studentët.

Bizneset përkrahëse të Fondit janë:

Mbështetësit tradicional:

MERIDIAN EXPRESS (Partner Gold)

(Partner Silver)

INOVA (Industria e Gypave të Plastikës)
LISI-G
FIBERLINK

Mbështetësit e ri:

D&T

CREATIVE

BARUTI GROUP

si dhe ETNO Gallery Bar, këngëtarët dhe muzikantët Valon Shehu & Band, Adriatik Lota, Taulant Rruci, DJ si dhe të gjithë rotarianet dhe rotaraktoret që kontribuan gjatë mbrëmjes festive për ngritjen e fondeve.

Një falenderim i veçantë për klubin simotër RC Zelienople nga Pensilvania, SHBA për kontributin e saj me bursë.

Thirrjes së konkursit për dhënien e bursave studentore të komunës së Gjakovës për vitin akademik 2018 / 2019 i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i studentëve rreth 80 aplikant, ku në bazë të kritereve të arsyeshme është arritur që të përzgjidhen 12 Bursist.

Studentët përfitues të bursave për vitin akademik 2018/19 janë të prezantuar më poshtë:

Astrida Qurdina

Visar Buza

Ëmbla Dana

Durim Soba

Enkileda Daija

Liridon Bunjaku

Gentiana Lakuci

Enda Kënduesi

Era Morina

Granit Domi

Vlora Berisha

Erblina Polloshka

 

Kandidatët janë vlerësuar sipas këtyre kritereve kryesore:

  • Kushteve socio-ekonomike
  • Notës mesatare
  • Fushës së studimeve
  • Vendit të studimeve si dhe
  • Letrës motivuese.

Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati përsëri falënderon të gjithë studentët për interesimin e treguar për konkursin tonë.
Duke parë gjendjen e vështirë të studentëve gjë që e dëshmon edhe numri i aplikimeve si dhe nevojën për përkrahje të tyre ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me biznese me synim që të rrisim numrin e bursave për student prej vitit në vit.

Të gjithë bursistët e përzgjedhur i urojmë për rezultatin e arritur, ndërsa studentëve aplikant që kësaj radhe nuk kanë arritur të gëzojnë përkrahje ju urojmë suksese në studime dhe ju inkurajojmë të aplikoni përsëri në konkurset e radhës. Të gjithë studentëve ju urojmë suksese të mëtutjeshme gjatë studimeve.

Fondi i Bursave pranë Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati tanimë po konsolidohet dhe prej vitit në vit po rritet falë besimit dhe mbështetjes së dhënë nga komuniteti i biznesit, artistët dhe njerëzit e vullnetit të mirë. Andaj ftojmë të gjithë qytetarët dhe komunitetin e biznesit që të mbështesin këtë fond në vazhdimësi që ta zgjerojmë tutje aktivitetin e Fondit në mbështetje të studentëve.

Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati

1

 

pllakati_donatoret_ss300x250 IMG_8401 IMG_8402 IMG_8403 IMG_8410 IMG_8412 IMG_8417 IMG_8419 IMG_8424 IMG_8427 IMG_8430 IMG_8434 IMG_8436 IMG_8442 IMG_8446 IMG_8448 IMG_8452 IMG_8453 IMG_8454 IMG_8461 IMG_8466 IMG_8470 IMG_8471 IMG_8474 IMG_8476 IMG_8479 IMG_8486 IMG_8489 IMG_8499

 

 

jazz surf WordPress theme

Share in social networks
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt

Rreth nesh

  • Home
  • Rreth nesh
  • Kontakt

Categories

  • Aktivitetet
  • Lajmet

Copyright Rotary Club Gjakova - Çabrati 2016. All rights reserved.

  • HOME