Change your language:Albanian
  • en English
  • sq Albanian
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt
You are here: Home / K O N K U R S Për dhënien e bursave për studentë të komunës së Gjakovës për v.a. 2015 / 2016
K O N K U R S  Për dhënien e bursave për studentë të komunës së Gjakovës për v.a. 2015 / 2016

K O N K U R S Për dhënien e bursave për studentë të komunës së Gjakovës për v.a. 2015 / 2016

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin e biznesit

KLUBI ROTARIAN GJAKOVA-ÇABRATI
Shpall
K O N K U R S

Për dhënien e bursave për studentë të komunës së Gjakovës për v.sh. 2015 / 2016

Kushtet e konkurrimit:

– Të jenë banorë të komunës së Gjakovës;
– Të jenë studentë të rregullt në njërin nga Universitetet Publike apo Private në Kosovë që janë të licensuara dhe akredituara nga institucionet kompetente;
– Nën kushte të ngjashme të konkurrimit, përparësi do të kenë studentët nga Komuna e Gjakovës që janë me gjendje ekonomike jo të mirë;
– Do të konsiderohet si prioritet nota mesatare e studimeve e vitit paraprak, apo suksesi në vitin e fundit të shkollës së mesme (për studentët që janë regjistruar në vitin e parë të studimeve).
– Përparësi për marrjen e bursave kanë studentët që studiojnë shkencat inxhinierike, natyrore, mjekësore ose edhe të ndonjë drejtimi tjetër që nuk përmendet këtu, por që mund të jetë me interes të veçantë për komunën e Gjakovës apo për Kosovën në përgjithësi.

– Vlera mujore e një burse do të jetë 50 euro (pesëdhjetë euro) për një muaj dhe do të jepet përgjatë gjithë vitit akademik 2015 / 2016;
– Nuk kanë të drejtë konkurrimi anëtarët e familjeve të ngushta të anëtarëve të Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati si dhe të donatorëve të Fondit të Bursave.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
– Kërkesa dhe CV (biografia) në formë të shkruar me shënimet për kontakt (e-maili dhe nr.telefonit);
– Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;
– Dëshmia me shkrim mbi regjistrimin si student/e i/e rregullt në v. sh. 2015/2016;
– Certifikata e notave e vitit paraprak apo dëftesa e notave-diploma e vitit të fundit nga shkolla e mesme;
– Për kandidatët që pretendojnë se janë me gjendje ekonomike të vështirë, dëshmia në formë të shkruar / dëshmia për ndihmën sociale etj.

Afati i konkurrimit: 20 Nëntor 2015 ora 17h.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet të skanuara në emailin bursa@rotarycabrati.org

Informacionet shtesë mund t’i merrni në adresat elektronike: bursa@rotarycabrati.org ose në numrin telefonik: 049/450 010

P.S: Ju lutëm që të shpërndani këtë njoftim në mënyrë që informata të arrijë tek secili student që ka nevojë për mbështetje.

Print

jazz surf WordPress theme

Share in social networks
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt

Rreth nesh

  • Home
  • Rreth nesh
  • Kontakt

Categories

  • Aktivitetet
  • Lajmet

Copyright Rotary Club Gjakova - Çabrati 2016. All rights reserved.

  • HOME