Change your language:Albanian
  • en English
  • sq Albanian
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt
You are here: Home / Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”
Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”

Përfundoj me sukses Kampanja “T’I JAPIM DRITË DIJES”

Fondi i Bursave pranë Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati për të dytin vit me radhë do të vazhdon me ndarjen e Bursave për Student.

Kjo është mundësuar pas një kampanje të suksesshme dhe një sërë aktivitetesh për ngritjen e fondeve të KR Gjakova-Çabrati me moton “T’I JAPIM DRITË DIJES” që kulmoj me organizimin e Gala Mbrëmjes Bamirëse.

Pas një mbështetje të ofruar nga komuniteti i biznesit për kauzën tonë të përbashkët në shërbim të edukimit, me sukses është organizuar edhe Gala Mbrëmja Bamirëse në Gjakovë me datë 24.11.2016 nën patronazhin e Komunës së Gjakovës.

Në këtë ceremoni pas një pune të palodhshme të Klubit në bashkëpunim me komunitetin e biznesit u arritën të mblidhen rreth 25 bursa për student për vitin akademik 2016/2017.

Një falënderim i veçantë shkon për bizneset partnerë të Fondit të Bursave që kanë dhënë mbështetjen financiare për studentët dhe kanë mundësuar funksionalizimin e Fondit edhe për vitin e dytë të saj.

“T’i japim dritë dijes” tanimë po mbështetet nga shume biznese dhe institucione të cilat Klubi Rotarian Gjakova Çabrati dëshiron t’i falenderoj për kontribut të çmueshëm në edukimin e gjeneratave të reja!

Fondin e Bursave e kanë përkrahur:

Mbështetësit tradicional:

MERIDIAN EXPRESS (Partner Gold)
INTERTEX (Partner Platini)
INOVA (Industria e Gypave të Plastikës)
LISI-G
FIBERLINK

 

Mbështetësit e ri të Fondit:

KOLEGJI I.S.P.E.   (Partner Platini)
FONDACIONI BEHGJET PACOLLI      (Partner Platini)
AUTO SHKOLLA – BLENDI
CENTER MALL
CONIP RK
FIDANI L
JAKOVA L
JETISHI QERAMIKA
LISI-M
MIM HOSPITAL
KLINIKA AMERIKANE
KONTORLLI TEKNIK I AUTOMJETEVE – AUTO SISTEMI
STAR TAXI

 

Një kontribut i veçantë dhe shumë i rëndësishëm erdh edhe nga komuniteti i artistëve të cilët me punimet e tyre kontribuan në Fondin e Bursave për student. Gjatë Gala Mbrëmjes “T’i japim dritë dijes” u mbajt ankandi në të cilin u ekspozuan punime të ndryshme: piktura, fustana si dhe skulptura të punuara nga printerët 3D të qendrës krijuese BONEVET

Klubi Rotarian Gjakova Çabrati falenderon të gjithë piktorët:

Prof. Mr.Masar Caka
Alba Haxhibeqiri
Alban Meka
Almir Meqa
Fisnik Caka
Flaka Çela
Gembi Xërxa

 

Kreatoret:

Albina Dyla
Besa Neziri Rugova – besë
Hana Bakalli

dhe qendrën krijuese BONEVET për kontributin e dhënë.

 

Njëherësh për argëtimin e të pranishmëve në Gala Mbrëmje dhe mbështetjen e Fondit të Bursave u përkujdesën këngëtarë, përfaqësues eminent të estradës tonë, si:
Artan Bakija,

Albi Xhepa,

Flaka Krelani dhe

Vesa Smolica.

 

Një falënderim i veçantë në mbështetje të kauzës “T’i japim dritë dijes” nga Klubi Rotarian Gjakova Çabrati shkon edhe për miken tonë nga Shkodra Arlinda Çausholli e cila është bërë mbështetëse e pa rezervë e aktiviteteve të klubit tonë në shërbim të komunitetit.

Vlen të cekët se qëllimi i Fondit është dhënia e bursave për studentë që plotësojnë kriteret e vëna nga Fondi ku në mesin e kritereve të vendosura janë studentët me gjendje jo të mirë ekonomike dhe ata/ato që dëshmojnë rezultate të shkëlqyera.

Pas këtyre aktiviteteve, konkursi për dhënien e bursave për studentë të komunës së Gjakovës për vitin akademik 2016 / 2017 do të hapët më së largu deri me 05 Dhjetor 2016, ku të gjithë të interesuarit do të njoftohen me kushtet dhe kriteret e kërkuara për aplikim.

 

Rotary_team_3 Rotary_team_3
Rotary_team_2 Rotary_team_2
Rotary_team Rotary_team
Rotary_students_supported 2016-16 Rotary_students_supported 2016-16
Rotary_Arlinda_Moderator Rotary_Arlinda_Moderator
Rotary_Gjakova_Cabrati_pllakati_donatoret Rotary_Gjakova_Cabrati_pllakati_donatoret
Rotary_team_4 Rotary_team_4
Rotary_student_Vesa_Doli Rotary_student_Vesa_Doli
Rotary_students Rotary_students
Rotary_interview_Butrint Rotary_interview_Butrint
Rotary_Arlinda Rotary_Arlinda

jazz surf WordPress theme

Share in social networks
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt

Rreth nesh

  • Home
  • Rreth nesh
  • Kontakt

Categories

  • Aktivitetet
  • Lajmet

Copyright Rotary Club Gjakova - Çabrati 2016. All rights reserved.

  • HOME