Change your language:Albanian
  • en English
  • sq Albanian
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt
You are here: Home / KONKURS – Për Raundin e II të Bursave Studentore për studentë të Komunës së Gjakovës për vitin akademik 2016/2017
KONKURS – Për Raundin e II të Bursave Studentore për studentë të Komunës së Gjakovës për vitin akademik  2016/2017

KONKURS – Për Raundin e II të Bursave Studentore për studentë të Komunës së Gjakovës për vitin akademik 2016/2017

KLUBI ROTARIAN GJAKOVA-ÇABRATI

FONDI I BURSAVE PËR STUDENT

Shpall

KONKURS

Për Raundin e II-të të Bursave Studentore për studentë të Komunës së Gjakovës për vitin akademik
2016 / 2017

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin e
biznesit, KLUBI ROTARIAN GJAKOVA-ÇABRATI përmes FONDIT TË BURSAVE PËR STUDENT shpall
konkursin për raundin e II-të të bursave për vitin akademik 2016/17 për studentët të Komunës së Gjakovës.

Kushtet e konkurimit:

  • Të jenë banorë të komunës së Gjakovës;
  • Të jenë studentë të rregullt në njërin nga Universitetet Publike apo Private në Kosovë që janë të licencuara dhe akredituara nga Agjensioni i Akreditimit të Kosovës;
  • Nën kushte të ngjashme të konkurimit, përparësi do të kenë studentët nga Komuna e Gjakovës që janë me gjendje ekonomike jo të mirë;
  • Do të konsiderohet si prioritet nota mesatare e studimeve, apo suksesi I shkollës së mesme (për studentët që janë regjistruar në vitin e parë të studimeve).
  • Përparësi për marrjen e bursave kanë studentët që studiojnë shkencat inxhinierike, natyrore, mjekësore ose edhe të ndonjë drejtimi tjetër që nuk përmendet këtu, por që mund të jetë me interes të veçantë për komunën e Gjakovës apo për Kosovën në përgjithësi.

 

  • Vlera mujore e një burse do të jetë 60 euro (gjashtëdhjetë euro) dhe do të jepet përgjatë gjithë vitit akademik 2016 / 2017;
  • Nuk kanë të drejtë konkurimi anëtarët e familjes së ngushtë të anëtarëve të Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati si dhe të donatorëve të Fondit të Bursave.

 

Kandidati për fitim të Bursës, duhet të paraqes këto dokumente për konkurim:

  • Aplikacioni i plotësuar dhe Letra Motivuese – kërkesë me shkrim për arsyetimin e nevojës për bursë (Aplikacioni me letër motivuese mund te shkarkohet në linkun e prezantuar më poshtë  këtu);
  •  Aplikacioni per Burse per Student
  • Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;
  • Certifikaten familjare;
  • Dëshmia me shkrim mbi regjistrimin si student/e i/e rregullt në vitin akademik 2016/2017;
  • Certifikata e notave të të gjitha viteve të studimit apo dëftesa e notave dhe diploma nga shkolla e mesme;
  • Për kandidatët me gjendje ekonomike të vështirë, dëshmia në formë të shkruar/ dëshmia e ndihmës sociale etj.

 

Kandidatët që aplikojnë për burse do të vlerësohen sipas këtyre kritereve kryesore:

  • Të jetë student/nxënës me sukses të shkëlqyeshëm (konfirmimi i dokumentacionit)
  • Letra motivuese (bashkengjitur me aplikacion)
  • Fusha e studimeve dhe vendi i studimeve
  • Studentët që i takojnë shtresave të ndjeshme socio-ekonomike.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit deri më 16 Dhjetor 2016:

Afati i konkurimit: Konkursi është i hapur prej 05 Dhjetor, 2016 deri me datën 16 Dhjetor, 2016 ne ora 17:00

Dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm në formë elektronike dhe të skanuara në email adresën: bursa@rotarycabrati.org

Informacionet shtesë mund t’i merrni në adresën elektronike: bursa@rotarycabrati.org

 

Vërejtje:

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon dhe/ose email.

Aplikacionet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.

Bursat universitare janë vetëm për nivelin Bachelor.

Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati mbështet në mënyrë të barabartë studentët dhe nxënësit pa dallim të gjinisë dhe përkatësisë etnike. Akordimi i bursave universitare bëhet nga mjetet e mbledhura nga komuniteti i biznesit dhe qytetarët e vullnetit të mirë.

 

Konkursi_per_Burse_per_Student_2016-17

jazz surf WordPress theme

Share in social networks
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt

Rreth nesh

  • Home
  • Rreth nesh
  • Kontakt

Categories

  • Aktivitetet
  • Lajmet

Copyright Rotary Club Gjakova - Çabrati 2016. All rights reserved.

  • HOME