KLUBI ROTARIAN GJAKOVA-ÇABRATI
FONDI I BURSAVE PËR STUDENT
Shpall
KONKURS
Për Raundin e III-të të Bursave Studentore për studentë të Komunës së Gjakovës për vitin akademik
2018 / 2019
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin e biznesit,
KLUBI ROTARIAN GJAKOVA-ÇABRATI përmes FONDIT TË BURSAVE PËR STUDENT shpall konkursin për
raundin e III-të të bursave për vitin akademik 2018/19 për studentët të Komunës së Gjakovës.
Kushtet e konkurimit:
– Të jenë banorë të komunës së Gjakovës;
– Të jenë studentë të rregullt në njërin nga Universitetet Publike apo Private në Kosovë që janë të licencuara
dhe akredituara nga Agjensioni i Akreditimit të Kosovës;
– Nën kushte të ngjashme të konkurimit, përparësi do të kenë studentët nga Komuna e Gjakovës që janë me
gjendje ekonomike jo të mirë;
– Do të konsiderohet si prioritet nota mesatare e studimeve, apo suksesi i shkollës së mesme (për studentët
që janë regjistruar në vitin e parë të studimeve).
– Përparësi për marrjen e bursave kanë studentët që studiojnë shkencat inxhinierike, natyrore, mjekësore ose
edhe të ndonjë drejtimi tjetër që nuk përmendet këtu, por që mund të jetë me interes të veçantë për komunën
e Gjakovës apo për Kosovën në përgjithësi.
Vlera mujore e një burse do të jetë 50 euro (pesëdhjetë euro) dhe do të jepet përgjatë gjithë vitit akademik 2018 / 2019;
Nuk kanë të drejtë konkurimi anëtarët e familjes së ngushtë të anëtarëve të Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati si dhe të donatorëve të Fondit të Bursave. Njëherësh edhe përfituesit e bursave tjera për këtë vit akademik nuk kanë të drejtë konkurimi.
Kandidati për fitim të Bursës, duhet të paraqes këto dokumente për konkurim:
1. Aplikacioni i plotësuar dhe Letra Motivuese – kërkesë me shkrim për arsyetimin e nevojës për bursë
(Aplikacioni me letër motivuese mund te shkarkohet në linkun e prezantuar më poshtë këtu);
2. Aplikacioni per Burse per Student
3. Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;
4. Certifikaten familjare;
5. Dëshmia me shkrim mbi regjistrimin si student/e i/e rregullt në vitin akademik 2018/2019;
6. Certifikata e notave të të gjitha viteve të studimit apo dëftesa e notave dhe diploma nga shkolla e mesme;
7. Për kandidatët me gjendje ekonomike të vështirë, dëshmia në formë të shkruar/ dëshmia e ndihmës sociale etj.
Kandidatët që aplikojnë për bursë do të vlerësohen sipas këtyre kritereve kryesore:
– Të jetë student/nxënës me sukses të shkëlqyeshëm (konfirmimi i dokumentacionit)
– Letra motivuese (bashkëngjitur me aplikacion)
– Fusha e studimeve dhe vendi i studimeve
– Studentët që i takojnë shtresave të ndjeshme socio-ekonomike.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit deri më 10 Shkurt 2019:
Afati i konkurimit: Konkursi është i hapur prej 26 Janar 2019 deri me datën 10 Shkurt 2019 ne ora 17:00
Dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm në formë elektronike dhe të skanuara në email adresën: bursa@rotarycabrati.org
Informacionet shtesë mund t’i merrni në adresën elektronike: bursa@rotarycabrati.org
Vërejtje:
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon dhe/ose email.
Aplikacionet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.
Bursat universitare janë vetëm për nivelin Bachelor.
Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati mbështet në mënyrë të barabartë studentët dhe nxënësit pa dallim të gjinisë dhe përkatësisë etnike.
Akordimi i bursave universitare bëhet nga mjetet e mbledhura nga komuniteti i biznesit dhe qytetarët e vullnetit të mirë.
jazz surf WordPress theme