Sot me datë 12.02.2016, anëtarët e Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati mbajtën ceremoninë zyrtare të emërimit të z. Jusuf Buxhovi – Anëtar Nderi.
Ky emërim u bë me motivacion: “Për kontributin e dhënë në komunitet në ndriçim të Historisë së Kosovës”.
Takimi ceremonial për emërimin e Prof. Jusuf Buxhovi – Anëtar Nderi u organizua në kuadër të festimeve të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pasi që edhe kontributi i fundit i prof. Buxhovit përkon pikërisht me KOSOVËN.
Me këtë rast Profesor Jusuf Buxhovi mbajti një Ligjeratë mbi Kosovën dhe zhvillimet e fundit në vend.
jazz surf WordPress theme