Change your language:Albanian
  • en English
  • sq Albanian
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt
You are here: Home / Shtëpia e Pleqve në Prishtinë ndihmohet nga klubet rotariane
Shtëpia e Pleqve në Prishtinë ndihmohet nga klubet rotariane

Shtëpia e Pleqve në Prishtinë ndihmohet nga klubet rotariane

Këshilli i Klubeve Rotariane të Kosovës (KKRK) u informua këto ditë nga mediat për situatën në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë ku shfrytëzuesit rezident të këtij institucioni nuk janë duke u furnizuar me ngrohje për shkak të mungesës së lëndëve djegëse.

KKRK u mobilizua dhe arriti të siguroi 1,050 litra naftë për ngrohje, ku gjysma e këtij donacioni u ofrua nga kompania HIB Petrol, ndërsa gjysma tjetër u mbulua nga vetë klubet rotariane.

Kjo sasi e lëndëve djegëse do të mundësojë ngrohje për një javë përmes një shpenzimi më racional me qëllim të tejkalimit të situatës emergjente deri në një zgjidhje më të qëndrueshme.

Këshilli i Klubeve Rotariane të Kosovës është një trupë bashkërenduese e njëmbëdhjetë klubeve rotariane të Kosovës: Prishtina, Prishtina Dardania, Prishtina International, Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjakova-Çabrati, Prizreni, Ferizaj, Gjilani dhe Vitia.

 

 

 

Edhe një vepë humanitare nga bashkepunimi i klubeve rotariane të Kosovës.

jazz surf WordPress theme

Share in social networks
  • HOME
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Anëtarët e Klubit
  • Çka është Rotary ?
  • Aktivitetet
  • Lajme & Ngjarje
  • Kontakt

Rreth nesh

  • Home
  • Rreth nesh
  • Kontakt

Categories

  • Aktivitetet
  • Lajmet

Copyright Rotary Club Gjakova - Çabrati 2016. All rights reserved.

  • HOME